Ministri gjerman i Shëndetësisë infektohet me koronavirus, anëtarët e kabinetit vijojnë punën normalisht

Publikuar tek: bota, më 19:18 21-10-2020 Ministri gjerman i Shëndetësisë infektohet me koronavirus, anëtarët e kabinetit vijojnë punën normalisht Jens Spahn

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ka  "simptoma të ngjashme me gripin".

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani, ai është vetëkarantinuar menjëherë, ndërsa anëtarët e tjerë të kabinetit kanë vijuar punën normalisht.

Ministria e shëndetshme konfirmoi se të gjithë ata që ishin në kontakt me Spahn ishin informuar, megjithëse asnjë anëtar i kabinetit të kancelares Angela Merkel nuk do të izolohet pavarësisht se është takuar me ministrin e shëndetësisë gjatë një takimi më herët të mërkurën.

"Kabineti ka qëndruar strikt me rregullat e higjienës dhe distancës, të cilat synojnë të sigurojnë që edhe nëse një person i cili më vonë do të marrë rezultate pozitive, karantinimi i të tjerëve apo edhe i të gjithë pjesëmarrësve nuk do të ishte i nevojshëm," tha një zëdhënës i qeverisë.

Spahn, 40 vjeç, është një nga figurat më të larta të Gjermanisë në luftën për të ndaluar përhapjen e virusit që ka infektuar deri më tani pothuajse 400,000 njerëz në të gjithë vendin.

Në të vërtetë, Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve, duke raportuar numra rekord të rasteve gjatë javës së fundit pasi futi masa më të rrepta për në jetën publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirus IZOLON sërish Greqinë, Qeveria merr masa ekstreme (JA ÇFARË MBYLLET)
»
Article Logic
Execution time: 0.011434078216553
array(1) { ["section"]=> string(110) "ministri-gjerman-i-shendetesise-infektohet-me-koronavirus-anetaret-e-kabinetit-vijojne-punen-normalisht-224628" }