Ministri gjerman i Shëndetësisë: Mutacioni i virusit të trajtohet si pandemi e re, jemi larg nga fundi i “luftës”

Publikuar tek: bota, më 17:04 23-01-2021 Ministri gjerman i Shëndetësisë: Mutacioni i virusit të trajtohet si pandemi e re, jemi larg nga fundi i “luftës” Ministri gjerman Jens Spahn

Pothuajse një vit më parë, në 27 janar 2020, në Gjermani u raportua rasti i parë me koronavirus, pasi një punonjës në kompaninë bavareze Ëebasto rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.

Që nga ajo ditë dhe deri më sot më shumë se 50 mijë gjermanë kanë humbur jetën, ndërkohë që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka thënë se bota është ende larg fundit të luftës me pandeminë.

“Kush do të kishte menduar një vit më parë se kjo do të zhvillohej në një pandemi të tillë? Dhe nuk ka mbaruar akoma, aspak. Nëse ndalemi shumë shpejt, kjo mund të kthehet në një situatë edhe më të keqe”, tha Spahn, ndërkohë që  shtoi se mutacinet e reja të virusit duhet të trajtohen si pandemi të reja.

Për sa i përket strategjisë “zero-COVID”, ministri tha se kjo është e pamundur, pasi Gjermania nuk mund ta zerojë numrin e të infektuarve për shkak se gjendet në mes të BE-së, ku hyrjet dhe daljet nga shteti janë të shumta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestat për lirimin e Alexey Navalny, arrestohet gruaja e opozitarit rus, shpërndan foto nga fugoni i policisë
Shkencëtarët konfuzë, ofrojnë vlerësime të ndryshme se sa vdekjeprurës është koronavirusi i ri kent »
Article Logic
Execution time: 0.011519193649292
array(1) { ["section"]=> string(116) "ministri-gjerman-i-shendetesise-mutacioni-i-virusit-te-trajtohet-si-pandemi-e-re-jemi-larg-nga-fundi-i-luftes-236117" }