Ministri gjerman jep lajmin e keq: Do kemi mungesë vaksinash deri në prill

Publikuar tek: bota, më 15:18 28-01-2021 Ministri gjerman jep lajmin e keq: Do kemi mungesë vaksinash deri në prill

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani Jens Spahn, ka dhënë një lajm të keq ditën e sotme duke thënë se do të ketë një mundesë disa javore të vaksinës.

Ai është shprehur se Gjermania mund të përballet me një mungesë të vaksinave deri në prill.

“Ne do të kemi akoma të paktën 10 javë të vështira me një mungesë vaksine,” -tha Jens Spahn në një postim në twitter.

Spahn tha se ai donte të ftonte kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e vaksinave në një takim, për t’u siguruar që Evropa të marrë pjesën e saj të duhur të vaksinave dhe për të parë se ku ishte e mundur të bëhej më shumë për të mbështetur procesin.

Deri më tani në Gjermani 55,504 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nurmi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,182,948.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me kuaj dhe traktorë në rrugë, fermerët përplasen me policinë, 1 i vdekur
Gjermania NDALON vaksinimin me AstraZeneca tek personat mbi 65 vjeç, zbulohet arsyeja e FORTË »
Article Logic
Execution time: 0.011563062667847
array(1) { ["section"]=> string(80) "ministri-gjerman-jep-lajmin-e-keq-do-kemi-mungese-vaksinash-deri-ne-prill-236742" }