Ministri gjerman, Steinmeier: Situata aktuale më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Publikuar tek: bota, më 14:03 08-10-2016 Ministri gjerman, Steinmeier: Situata aktuale më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, deklaroi sot kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier për të përditshmen ”Bild”, ndërsa tensionet janë në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme për të përditshmen më të lexuar në vend.

“Rreziku i një përballje ushtarake është i konsiderueshëm”, pohoi ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka patur funksionin e ndërmjetësit të OSBE-së për Ukrainën, cituar në të njëjtin artikull.

”Rreziku nuk ka qenë kurrë në këto përmasa prej dekadash dhe besimi midis Perëndimit dhe Lindjes kurrë më parë kaq i ulët”, thekson ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërbohen në Iran: “Zyrtarja iraniane i dha dorën burrit gjerman”. Më pas doli se ishte… grua
Treni në Nju Jork me 600 persona në bord del nga shjinat: 40 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.012465953826904
array(1) { ["section"]=> string(83) "ministri-gjerman-steinmeier-situata-aktuale-me-e-rrezikshme-se-lufta-e-ftohte-55512" }