Ministri grek e sulmoi nga Tirana, Erdogan: Turqia do jetë makthi i Greqisë, do thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi ne

Publikuar tek: bota, më 07:34 22-10-2020 Ministri grek e sulmoi nga Tirana, Erdogan: Turqia do jetë makthi i Greqisë, do thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi ne Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Erdogan thotë se vendi i tij do të jetë makth i Greqisë për një kohë të gjatë. Deklarata e Erdogan vjen pas sulmeve që ministri gek Nikos Dendias i bëri nga Tirana, në një konferencë që pati bashkë me kryeministrin Rama.

“Do të thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi popullin tonë, të drejtat tona, mbi flamurin, tokën dhe ezanin tonë”, është shprehur presidenti turk, duke treguar dhe njëherë se vendi i tij nuk tërhiqet nga Mesdheu.

“Ata që shohin ëndrra se ne do të lëmë mënjanë çështjet gjeografike dhe do të heqim dorë nga Mesdheu, po u themi që do t’ju bëhemi makth për një kohë të gjatë. Do të thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi popullin tonë, të drejtat tona, mbi flamurin, tokën dhe ezanin tonë.  Shtete që bazohen te paratë apo armët e të tjerëve tani po mbyten me probleme socio-ekonomike. Ata që flasin për demokracinë në vende të tjera mbyten me pështymën e tyre dhe fshihen pas gishtit. Në rajon po prishen të gjitha ekulibrat.

Ne po shohim se mundësitë janë më të shumta se kërcënimet. Por të tjerët nevrikosen sepse nuk kanë më përballë Turqinë që dikur ia mbyllnin gojën me dy fjalë dhe me standarde të dyfishta. Disa na sulmojnë me manovra politike dhe të tjerë vjellin vetëm urrejtje. Përpiqen që të na godasin nga jashtë dhe bëjnë plane për të kërkuar njerëz që mund t’i ndihmojnë. Madje këtë e thonë hapur fare. Pra po mundohen që të ndërhyjnë në vendimet tona në rrugë jo demokratike”, është shprehur Rexhep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi i ekspertit britanik: Nëse nuk mbyllemi tani, spitalet do të mbushen për Krishtlindje
»
Article Logic
Execution time: 0.011373996734619
array(1) { ["section"]=> string(118) "ministri-grek-e-sulmoi-nga-tirana-erdogan-turqia-do-jete-makthi-i-greqise-do-thyejme-cdo-dore-qe-zgjatet-mbi-ne-224670" }