Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj jashtë çdo kompetence ligjore ndërhyn në hetimet e proklurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore të bëjnë punën.
Demiraj është filmuar duke penguar oficerët të sekuestrojnë disa prozhektorë, që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave, të shtunën, në mitingun e të Partisë Demokratike, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Demiraj guxon të dalë mbi organin e hetimit të Prokurorisë duke dhënë një argument qesharak: Prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik.
Ministri Demiraj: Janë për fushatë nesër.
Oficeri: Po dakord që janë për fushatë, por.
Ministri Demiraj: Ktheji të gjitha mbrapa. Merrni vetëm 1 dhe vazhdo procedurën konform ligjit. Dakord? Jo të 12-ta.
Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting.
Ministri Demiraj: Po pra, por s’mund t’i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.
Oficeri:Jo mo shef, se as e vë në diskutim fare unë këtë…
Ministri Demiraj: Të marrësh vetëm 1. Të tjerat… merre, 1 dhe bëje hetimin.
Kush i ka ngarkuar ata? Ktheji mbrapsht! Ku është ai i zoti i kësaj? Ke nesër aktivitet politik?
Përfaqësuesi i kompanisë: Po
Ministri Demiraj: Ku e ke?
Përfaqësuesi i kompanisë: Po s’e di, se na u ndërpre e gjithë procedura nga kjo punë
Ministri Demiraj: Kjo s’ka sens mo… O çuna, kjo s’ka sens. Si merren 12 drita të objektit, të firmës që ka aktivitetin për subjektin
Sipas Ministrit, Prokurorisë nuk i duhet të hetojë mbi të 12 prozhentorët, por i mjafton vetëm një.
Ministri Demiraj: Atë nuk është se… duhen të 12 –ta për të bërë hetim. Hetimi bëhet mbi 1 dhe dilet në konkluzion. Ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë.
Oficeri i policisë gjyqësore tenton t’i shpjegojë se kështu ka vendosur prokurori që kryeson hetimet. Por Demiraj i kërkon të mos e zbatojë vendimin e prokurorit dhe e urdhëron t’i kthejë prozhektorët e sekuestruar. O shef, ne kështu na kanë thënë…
Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.