Ministri i Financave jep lajmin e mirë: Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave të punonjësve të administratës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 08-03-2017 Ministri i Financave jep lajmin e mirë: Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave të punonjësve të administratës

Ka hyrë në fuqi sot vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të administratës dhe pensioneve.

Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj ku nëpërmjet një deklarate për mediat sqaroi rritjen për secilën kategori.

Ahmetaj theksoi se rritja e pagave të administratës ka ardhur si shkak i reformave në 3 vite dhe tregon trendin pozitiv të ekonomisë.

“Këshilli i Ministrave kaloi një sërë vendimesh, siç ishte rritja e pagave për administratën publike. Sot rrija 10 për qind e pagës në administratë është një realitet për Qeverinë ‘Rama’ siç ishin dhe pensionet dhe pagat. Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave me 10 % për punonjëset e administratës publike, nëpunësit, të Presidentes, KQZ, Kuvendit, Gjykatës së Lartë, institucionet e pavarura. Sot është jetësuar dhe rritja e pagave për punonjësit në arsimit parauniversitar. Rritja e pagave për ta është 10 për qind. Bazë e mësuesit të shkollës së mesme rritet me 3500 leke në muaj. Paga buto shkon në 64 mijë e 650 lekë në muaj. Nga ky vendim përfitojnë në 31 mijë e 370 punonjës të arsimit arsimor me efekt 3,1 miliard leke në periudhë 3 mujore. Ky sistem shoqërohet dhe me rritjen e pagave në sistemin e arsimit ë lartë me 0-12 % rritje. Rritja e pagave me 10 % të sistemit shëndetësor përfitojnë 8 mijë nëpunës. Në të njëjtën kohë rriten me 10 % të pagës për të gjitha gradat diplomatike dhe një rritje me 7 % për njësitë vendore. Dua ta mbyll me faktin se vendimi i sotëm është një shprehje e drejtpërdrejtë ky ka hyrë vendi si rezultat i reformave. Rritja e pagave dhe pensioneve ishte premtim i Qeverisë ‘Rama’, sot është realitet. Ka akoma shumë për t’u bërë, siç është reforma në drejtësi, vettingu. Ky do të bëjë të mundur një zhvillim që do japë drejtësi. Vendi jonë padyshim e meriton. Në fund, dua të uroj zonjat, nënat, motrat, në të gjithë vendin, gëzuar 8 Marsin dhe sigurisht, dy gëzime për ata që përfitojnë nga rrija e pagave.”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunohet në Tiranë gazetari Elvi Fundo, dërgohet në spital
Rrëfimi i policit: Si e korruptoi Bare njeriun e Tur Dajës, luajti futboll me kokën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.010032892227173
array(1) { ["section"]=> string(116) "ministri-i-financave-jep-lajmin-e-mire-hyn-ne-fuqi-vendimi-per-rritjen-e-pagave-te-punonjesve-te-administrates-71184" }