Ministri i Financave në Librazhd, përfundojnë punimet e investimit prej 300 mijë eurosh

Publikuar tek: politike, më 19:26 31-01-2018 Ministri i Financave në Librazhd, përfundojnë punimet e investimit prej 300 mijë eurosh

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, bashkë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën, kanë inspektuar rikonstruktimin e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Librazhdit. 

Ministri Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra u shprehën se ky ishte një investim i domosdoshëm, duke pasur parasysh numrin e shumtë të fëmijëvë që frekuentojnë këtë qendër.

Ministri Arben Ahmetaj tha se investimi ia ka arritur qëllimit për t’u shërbyer fëmijëve dhe të rinjve.

“Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd është një nga projektet e shumta që programi për konvertimin e borxhit me qeverinë italiane, pra programi IACA ka investuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos në projekte sociale. Ky është një projekt i mirëfilltë social, i cili synon të krijojë një ambient tërheqës për fëmijët për aktivitete të ndryshme kulturore, edukative apo edhe sportive. Vlera shkon rreth 300 mijë euro dhe besoj që ia ka arritur qëllimit”.- u shpreh Ahmetaj.

Për shkak të amortizimit Qendra Kulturore e Fëmijëve  kishte dalë jashtë funksionit. Investimi me vlerë rreth 300 mijë euro u bë i mundur falë programit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar IADSA, i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare.

Balla gjatë inspektimit u shpreh se kjo godinë, përveç funksionit të saj si Qendër Kulturore e Fëmijëve, do të funksionojë edhe si një qendër multidimensionale.

“Ishte një prej investimeve shumë të domosdoshme, po të kemi parasysh numrin e madh të fëmijëve të Librazhdit që frekuentojnë këtë qendër. Kërkesa ime është që përveç një qendër kulturore, kjo të jetë një qendër multifunksionale, edhe në funksion të arsimit profesional"- shtoi kreu i Grupit Parlamentar të PS.

27605749_10215683040208361_1656570412_o.jpg

27651251_10215683040248362_364651460_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Janari iku pa 'peshqit e mëdhenj', Donald Lu u kërkon llogari politikanëve dhe prokurorëve shqiptarë: Ku janë rezultatet?
Marrëveshja e detit, reagon për herë të parë Meta: Po ndjekim me vëmendje këtë çështje »
Article Logic
Execution time: 0.013862133026123
array(1) { ["section"]=> string(93) "ministri-i-financave-ne-librazhd-perfundojne-punimet-e-investimit-prej-300-mije-eurosh-108639" }