Ministri i Jashtëm britanik jep dorëheqjen, Bushati: Alan Duncan, privilegj të punoja me ju!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:53 22-07-2019 Ministri i Jashtëm britanik jep dorëheqjen, Bushati: Alan Duncan, privilegj të punoja me ju! Ish ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ditmir Bushati, dhe ministri i Jashtem i Britanise se Madhe i cili dha doreheqjen sot, Alan Duncan

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe,Alan Duncan, i cili dha dorëheqje mëngjesin sotëm.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Bushati e falenderoi homologun e tij për bashkëpunimin gjatë kohës që Bushati ishte në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në postimin e tij, Bushati thekson se ministri Duncan ka trajtuar me profesionalizëm marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Postimi në twitter:

'Ka qenë një privilegj të punoja me ju Alan Duncan! Ju keni trajtuar me profesionalizëm dhe vendosmëri marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor. Fat të mbarë në përpjekjet tuaja të ardhshme!', shkruan ish ministri Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021915912628174
array(1) { ["section"]=> string(95) "ministri-i-jashtem-britanik-jep-doreheqjen-bushati-alan-duncan-privilegj-te-punoja-me-ju-173001" }