Ministri i Jashtëm gjerman: Heqja e vizave nuk është dhuratë, Kosova i ka përmbushur kushtet

Publikuar tek: rajon, më 19:43 21-05-2019 Ministri i Jashtëm gjerman: Heqja e vizave nuk është dhuratë, Kosova i ka përmbushur kushtet

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth, është shprehur se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

'Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia', ka thënë Roth në një intervistë për Der Spiegel.

Roth ka shtuar se është kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, duke thënë se një ide e tillë provokon ndarje të reja në rajon.

'Ky propozim nuk qetëson, por provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive', ka thënë ministri gjerman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069270133972168
array(1) { ["section"]=> string(97) "ministri-i-jashtem-gjerman-heqja-e-vizave-nuk-eshte-dhurate-kosova-i-ka-permbushur-kushtet-165179" }