Ministri i Jashtëm gjerman kritikon partnerët e BE-së që kanë mbyllur kufijtë për refugjatët

Publikuar tek: bota, më 12:34 28-03-2016 Ministri i Jashtëm gjerman kritikon partnerët e BE-së që kanë mbyllur kufijtë për refugjatët

Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, ka denoncuar me forcë vendimin e disa shteteve, partner të Bashkimit Europian, pas vendimit për të mbyllur rrugën ballkanike.

Steinmeier ka përgëzuar edhe marrëveshjen kontroversiale mes Turqisë dhe Bashkimit Europian duke e quajtur si “një hap përpara”.

“Mbyllja e kufijëve përgjatë të ashtuquajturës rruga ballkanike e përdorur nga refugjatët, ka shkaktuar një krizë humanitare në Greqi”, tha këtë të hënë ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, raporton “DW”.

“Të hiqni qafe problemet tuaja duke vënë partnerët europianë në ankth - nuk është kjo mënyra për të trajtuar njëri-tjetrin”, u shpreh më tej ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011318922042847
array(1) { ["section"]=> string(98) "ministri-i-jashtem-gjerman-kritikon-partneret-e-be-se-qe-kane-mbyllur-kufijte-per-refugjatet-36204" }