Ministri i Jashtëm GREK pranon ORIGJINËN HIMARIOTE, publikon FOTON e vitit 1909: Andej vjen familja ime

Publikuar tek: rajon, më 18:15 20-11-2019 Ministri i Jashtëm GREK pranon ORIGJINËN HIMARIOTE, publikon FOTON e vitit 1909: Andej vjen familja ime Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka pranuar publikisht origjinën e tij nga qyteti i Himarës.

Dendias është takuar në Athinë me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, ndër ta kreun e PBDNJ Vangjel Dule, dhe të dyshuarin për terrorizëm në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Bejleri.

Ky i fundit i ka dhuruar ministrit grek Dendias një fotografi të vitit 1909 të një shkolle greke në Himarë. Ndërsa Dendias shkruan se Himara është qyteti i origjinës së familjes së tij, raporton newsbomb.al.

“Në takimin me Omonia, unë u emocionova pasi mora dhuratën simbolike të Z. Beleris, një fotografi e bërë në vitin 1909 që tregon studentët e Shkollës Greke në malin e Himarës, vend i origjinës time të largët dhe të familjes time”, shkruan Dendias në rrjetet sociale.

Dendias shtoi se: “Greqia qëndron me vendosmëri ndaj pakicës etnike greke të Shqipërisë.”

Kujtojmë këtu faktin se në Himarë dhe fshatrat përreth, historikisht nuk ka ekzistuar kurrë minoritet grek. Popullata aty është e tëra shqiptare.

/Newsbomb.al

sdrgergeh4h4h.jpg

dfhrth5he45hgh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021698951721191
array(1) { ["section"]=> string(108) "ministri-i-jashtem-grek-pranon-origjinen-himariote-publikon-foton-e-vitit-1909-andej-vjen-familja-ime-186595" }