Ministri i Jashtëm grek: Stop luftës me Shqipërinë, budallallëk historik

Publikuar tek: politike, më 17:23 02-01-2018 Ministri i Jashtëm grek: Stop luftës me Shqipërinë, budallallëk historik

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama në konferencën e fundvitit se ka negociata intensive me palën greke vjen dhe reagimi nga shteti grek. 

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, në një intervistë për gazetën greke “Real News” e quan budallallëk historik ligjin e luftës me Shqipërinë. “Nuk mund të ketë as edhe një dyshim formal se të dy vendet janë në gjendje lufte”- është shprehur ministri i Jashtëm grek. Kësaj gjendje duhet ti vijë fundi sipas Kotzias.

Në janar pritet të vijojnë negociatat mes ministrit të Jashtëm grek dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012052059173584
array(1) { ["section"]=> string(77) "ministri-i-jashtem-grek-stop-luftes-me-shqiperine-budallallek-historik-105176" }