Ministri i Jashtëm grek viziton sot Prishtinën, ja axhenda e tij në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 10:22 14-07-2015 Ministri i Jashtëm grek viziton sot Prishtinën, ja axhenda e tij në Shqipëri

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të vizitojë Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë në 14 deri në 17 korrik.

Ditën e sotme Kotzias do të vizitojë Prishtinën ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. Kotzias pritet të bisedojë edhe për qëndrimin e Greqisë lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Në Tiranë ministri i Jashtëm grek do të mbërrijë më datë 15 dhe pritet të takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Më pas Kotzias do të takohet me kryeministrin Rama pasuar nga takimi me Presidentin Nishani. Ministri grek Kotzias do të takohet edhe me kreun e Kuvendit, Meta dhe kreun e PD-së, Basha. Gjatë takimit pritet të diskitohen disa çështje me rëndësi për të dyja vendet si marrëveshja e detit, ligji i luftës dhe varret e ushtarëve grekë në territorin shqiptar.

Më datë 16 korrik Kotzias do të udhëtojë drejt Bosnje-Hercegovinës ku do të takohet me krerët e shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062612056732178
array(1) { ["section"]=> string(81) "ministri-i-jashtem-grek-viziton-sot-prishtinen-ja-axhenda-e-tij-ne-shqiperi-16116" }