Ministri i Jashtëm hollandez: Nuk ka negociata për Shqipërinë nëqoftëse nuk angazhohet seriozisht në luftën kundër korrupsionit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 09-01-2020 Ministri i Jashtëm hollandez: Nuk ka negociata për Shqipërinë nëqoftëse nuk angazhohet seriozisht në luftën kundër korrupsionit Ministri i Jashtem hollandez, Stephanus Blok

Ministri i Jashtëm hollandez, Stephanus Blok, ka deklaruar se Shqipëria duhet që të tregojë një angazhim serioz për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Me anë të një interviste në portalin e përditshëm kroat Jutarnji.eu, ministri i Jashtëm hollandez theksoi se Hollanda është e gatsshme që të ndihmojë në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri por edhe në Maqedoninë e Veriut, transmeton newsbomb.al.

'Para fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar', ka thënë Ministri i Jashtëm i hollandez Stephanus Blok.  

I pyetur në lidhje me arsyet se përse Hollanda së bashku me Francën dhe Danimarkën vendosën veton në hapjen e negociatave të pranimit në BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Blok deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vërtetë për t'u anëtarësuar në BE, transmeton newsbomb.al.

Ministri hollandez gjithashtu siguroi se përkundër vetos mbështetja e Hollandës për këtë qëllim përfundimtar është i palëkundur.

Blok vlerësoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë me reformat e sundimit të ligjit duke shtuar se Hollanda është e gatshme të ndihmojë të dyja vendet në proceset e reformës.

'Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje para Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të 2020-tës', ka deklaruar Ministri i Jashtëm hollandez./ Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087070465087891
array(1) { ["section"]=> string(133) "ministri-i-jashtem-hollandez-nuk-ka-negociata-per-shqiperine-neqoftese-nuk-angazhohet-seriozisht-ne-luften-kunder-korrupsionit-191626" }