Ministri i Jashtëm turk: Askush s’ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë, SHBA do vetëm rezervat e naftës por ato i takojnë popullit

Publikuar tek: bota, më 21:39 09-11-2019 Ministri i Jashtëm turk: Askush s’ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë, SHBA do vetëm rezervat e naftës por ato i takojnë popullit Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, shprehet se askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë, as SHBA që më herët ka deklaruar se po qëndronn atje vetëm për rezervat e naftës.

Në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), Hadi Soleimanpour, pas takimit të 24 të Këshillit të Ministrave të ECO-s, Çavuşoğlu ka thënë se SHBA e ka pranuar se qëndron në Siri vetëm për rezervat e naftës, por kjo sipas tij është e papranueshme.

"Ata gjithashtu e pranojnë se ndodhen atje veçanërisht për rezervat e naftës. Ne po flasim për një vend i cili nuk e fsheh se janë të pranishëm atje për pasuritë, për të konfiskuar pasuritë e naftës të një vendi tjetër. Këtu shohim që veçanërisht nga të ardhurat e marra prej këtu mbështeten organizatat terrorsite si YPG, PKK", tha ministri turk Çavuşoğlu.

Sipas ministrit të Jashtëm, rezervat e naftës “i përkasin popullit të Sirisë dhe duhet të vlerësohen në mënyrën që të përfitojë populli i Sirisë.”

"Askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë. Ne si Turqi, filluam operacionin 'Burimi i Paqes' për të pastruar terroristët dhe jo si të tjerët dhe ashtu sikurse ka pranuar SHBA-ja për të konfiskuar pasuritë e Sirisë. Kemi parandaluar ndarjen e Sirisë për të cilën ne mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Sirisë. Ne edhe në proceset në vijim do të vazhdojmë të punojmë që ky rajon të arrijë stabilitet", ka shtuar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074341297149658
array(1) { ["section"]=> string(133) "ministri-i-jashtem-turk-askush-s-ka-te-drejte-mbi-pasurite-e-sirise-shba-do-vetem-rezervat-e-naftes-por-ato-i-takojne-popullit-185315" }