Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Nuk do të anëtarësohemi kurrë në NATO

Publikuar tek: rajon, më 22:55 24-04-2019 Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Nuk do të anëtarësohemi kurrë në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën se Serbia ka zgjedhur të mbetet vend ushtarakisht neutral dhe se kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, apo e ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Vulin i bëri këto komente në një konferencë për siguri që u mbajt në Moskë.

Ai tha se NATO-ja me bombardimet e para 20 vjetëve mbi caqet e ushtrisë serbe ‘ka bërë përpjekje të vrasë Serbinë, porse ka vrarë të drejtën ndërkombëtare’.

‘Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, është rimëkëmbur por e drejta ndërkombëtare nuk është. Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare është ende e vdekur’, tha Vulin, gjatë prezantimit të tij me temën, ‘Siguria e Ballkanit midis sfidave globale dhe trashëgimisë rajonale’.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vulin po merr pjesë në ‘Konferencën e Tetë të Sigurisë Ndërkombëtare’, e cila po i zhvillon punimet në Moskë nga data 24 deri më 26 Prill.

Është njoftuar se Vulin do të takohet edhe me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu./REL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070731639862061
array(1) { ["section"]=> string(75) "ministri-i-mbrojtjes-i-serbise-nuk-do-te-anetaresohemi-kurre-ne-nato-161748" }