Ministri i ri i Brendshëm: Pse e pranova propozimin e Ramës. Policia, hapësirë e madhe për përmirësim

Publikuar tek: barometri, më 09:00 30-10-2018 Ministri i ri i Brendshëm: Pse e pranova propozimin e Ramës. Policia, hapësirë e madhe për përmirësim

Ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi shprehet se në Policinë e Shtetit sheh një hapësirë të madhe që ka nevojë për përmirësim.

 

Lidhur me porpozimin e kryeministrit Edi Rama për këtë post, Lleshi tha se nuk e refuzoi për dy arsye, e para vizioni i përbashkët që ndan me Ramën për Shqipërinë dhe për natyrën e ushtarakut që të mos i shmanget sfidave.

Pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”:

Oferta e kryeministrit ishte e papritur, unë e kam marrë vesh ndoshta 8 orë pas jush. Ishte një propozim i cili nuk mund të kundërshtojet, për faktin se vinte nga Edi Rama me të cilin ndaj shumë gjëra, ndaj vizionin për Shqipërinë. Dhe e dyta është se unë jam ushtarak dhe jam mësuar të mos u ikë sfidave.

Unë jam propozuar për ministër i Brendshëm dhe jo për kryepolic i Shqipërisë. Në këtë fushë, në fushën e sigurisë kombëtare jam i specializuar. Banditët e rrugëve, kriminelët, i përballon policia. Ministri merret me Policinë.

Shefi politik ka detyrë të krijojë klimën e duhur, të japë një model sjellje, dhe ta mbrojë trupën e policisë. Policia nuk është e rrëzuar, që të thuas se ka nevojë të ngrihet në këmbë. Policia e garanton sot sigurinë e shqiptarëve. Por kur flitet për sigurinë, kjo është një temë shumë e gjerë.

Unë nuk e shoh policinë të rrëzuar por shoh një hapësirë të madhe për përmirësim. Vizioni që unë përfaqësoj është matja me standartet më të mira.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012764930725098
array(1) { ["section"]=> string(105) "ministri-i-ri-i-brendshem-pse-e-pranova-propozimin-e-rames-policia-hapesire-e-madhe-per-permiresim-139565" }