Ministri i ri i Shëndetësisë shkarkon zyrtaren e lartë, thirr në mbledhje urgjente të gjithë drejtorët e spitaleve në vend, ç’ka ndodhur?

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 30-05-2017 Ministri i ri i Shëndetësisë shkarkon zyrtaren e lartë, thirr në mbledhje urgjente të gjithë drejtorët e spitaleve në vend, ç’ka ndodhur?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje jashtë rradhe të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit lidhur me mospërfshirjen e administratës publike në fushatën elektorale (nr. 65, datë 12.05. 2017).

Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi mori vendimin për pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, deri në sqarimin e plotë të situates, pas denoncimit në emisionin investigativ “BOOM” në RTV Ora News që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje) në fushatën zgjedhore.

Po ashtu, ministri ka kërkuar ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje).



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekonomi: Më tepër investime të huaja për të rritur punësimin
Deklarata e deputetit të PD, Dom Gjergj Meta i kundërpërgjigjet: Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind” »
Article Logic
Execution time: 0.01034688949585
array(1) { ["section"]=> string(140) "ministri-i-ri-i-shendetesise-shkarkon-zyrtaren-e-larte-thirr-ne-mbledhje-urgjente-te-gjithe-drejtoret-e-spitaleve-ne-vend-c-ka-ndodhur-80488" }