Ministri i Shëndetësisë apel mediave: Mos publikoni informacione të paverifikuara për numrin e të prekurve nga Covid

Publikuar tek: rajon, më 16:15 06-06-2020 Ministri i Shëndetësisë apel mediave: Mos publikoni informacione të paverifikuara për numrin e të prekurve nga Covid

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe i ka bërë apel mediave të mos publikojnë informacione të paverifikuara për numrin e të sëmurëve me Covid-19.

“Këto ditë një numër i madh i mediave që herët në mëngjes publikojnë informacione dhe pothuajse gjithmonë të pasakta për numrin e të sëmurëve të rinj. Nga fillimi i krizës personalisht unë dhe i gjithë ekipi im për marrëdhënie me opinionin jemi partneri juaj. Tashmë 100 ditë në kohë, saktë dhe në mënyrë transparente e njoftojmë opinionin. I bëjmë të ditur të gjitha detajet për të sëmurët e rinj me Kovid-19, gjithnjë me qëllim që mediat të kenë informacion të saktë. Edhe një herë u bëj thirrje mediave të ndalojnë të raportojnë informacione spekulative dhe të paverifikuara rreth numrit të të sëmurëve me Kovid-19. I lus ta ruajnë rolin dhe detyrën e tyre të cilën e kanë ndaj opinionit për raportim në kohë, saktë dhe të verifikuar”, ka shkruar Filipçe në ‘Facebook’.

Më tej, ai shpreson që kjo praktikë do të ndërpritet, ndërsa ministria do të vazhdojmë me informim në kohë dhe të saktë.

“Me këtë shkaktohet konfuzion te popullata dhe mosbesim në institucionet, ndërsa sinqerisht besoj se ky nuk është qëllimi. Publikimi i numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 nga na e mediave nuk duhet të jetë garë e ekskluzivitetit, sepse bëhet fjalë për informacione të ndjeshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Publikimi i informacioneve të këtilla të paverifikuara është edhe më i pakuptimtë sepse Ministria e Shëndetësisë rregullisht i publikon të gjitha informacionet, ndërsa nëse ka ndryshime edhe disa herë në ditë. Të gjitha pyetjet e gazetarëve u përgjigjen vazhdimisht edhe në nivel ditor. Sinqerisht shpresoj se kjo praktikë do të ndërpritet, ndërsa ne do të vazhdojmë me informim në kohë dhe të saktë”, shton Filiçe.

Kujtojmë që ditën e sotme, në Maqedoninë e Veriut u konfirmuan 125 raste të reja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010546922683716
array(1) { ["section"]=> string(122) "ministri-i-shendetesise-apel-mediave-mos-publikoni-informacione-te-paverifikuara-per-numrin-e-te-prekurve-nga-covid-209296" }