Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri vizitoi sot në shërbimin e okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të sëmurët e shtruar pas intoksikimit (helmimit) të 2 ditëve më parë, në aktivitetin e Partisë Demokratike.
Në vizitën e tij ai shoqërohej nga zv/kryeministrja Ledina Mandia.
Ministri konstatoi një përmirësim të ndjeshëm të këtyre pacientëve, të cilët pregatiten të lënë spitalin ditën e sotme.
“Ka një përmirësimi të ndjeshëm të pacientëve. Ato pritet të lënë spitalin ditën e sotme”, është shprehur ndër të tjera ministri.
Ndërkohë, sipas informacioneve të referuara nga spitalet rajonale rezulton se gjatë natës dhe paraditen e sotme nuk është paraqitur asnjë rast me shenja të intoksikimit (helmimit) që lidhet me incidentin e para dy ditëve.
Sa u takon pyetjeve mbi origjinën e këtij helmimi dhe autorëve të mundshëm, do t’ju përgjigjen organet kompetente të shtetit shqiptar.