Ministri Jashtëm rus paralajmëron takimin e rëndësishëm Putin-Trump, ky është eventi që do i bëjë bashkë

Publikuar tek: bota, më 22:36 28-06-2017 Ministri Jashtëm rus paralajmëron takimin e rëndësishëm Putin-Trump, ky është eventi që do i bëjë bashkë

Samiti i G-20-të mund të shfrytëzohet nga dy liderët më të mëdhenj botëror, Trump dhe Putin për t'u takuar.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i cili foli për një takim të mundshëm në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në kuadër të samitit G-20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Duke folur në qytetin rus Krasnodar, Lavrov ka thënë se ëshë i nevojshëm normalizimi i dialogut në mes të SHBA-së dhe Rusisë. Ai ka shtuar se “ nuk do të ishtë mirë” sikur Putin dhe Trump nuk do të zhvillonin bisedime gjatë mbajtjes së këtij samiti.

Sipas tij është shumë e rëndësishme për të dy vendet që të diskutohet rreth luftës në Siri. Samiti i grupit G-20 do të mbledhë udhëheqësit e shumë vendeve të botës për të diskutuar rreth luftimit të terrorizmit, ndryshimeve klimatike, tregtisë së lirë dhe çështjeve të tjera me rëndësi globale.//REL//

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011513948440552
array(1) { ["section"]=> string(109) "ministri-jashtem-rus-paralajmeron-takimin-e-rendesishem-putin-trump-ky-eshte-eventi-qe-do-i-beje-bashke-84348" }