Ministri jep lajmin e keq: Kufizimet anti-Covid mund të zgjasin deri në pranverë

Publikuar tek: bota, më 14:49 29-11-2020 Ministri jep lajmin e keq: Kufizimet anti-Covid mund të zgjasin deri në pranverë

Masat kufrizuese për parandalimine përhapjes së koronavirusit mund të zgjasin deri në pranverë në Gjermani.

Lajmin e ka bërë me dije ministi i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Ai është shprehur se Gjermania ka përpara muajt e gjatë të dimrit dhe situata varet shumë edhe nga vaksina anti-Covid.

“Ne kemi përpara tre apo katër muaj të gjatë dimri. Shumë do të varet nga mbërritja e një vaksine. Por është e mundur që kufizimet të vazhdojnë e në muajt e parë të 2021”, tha Altmaier.

Kujtojmë që Gjermania i ka rezistuar pandemisë më mirë sesa shumë vende fqinje, por aktualisht po lufton të përmbajë valën e dytë të COVID-19.

Deri më tani në Gjermani 16,377 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,041,970.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E la vendin pa karantinë, Suedia nxjerr “jashtë loje” epidemiologun e njohur
MASAKRA/ Militantët islamikë u çajnë fytin 43 fermerëve të orizit nigerian, mes tyre 20 gra (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01294207572937
array(1) { ["section"]=> string(86) "ministri-jep-lajmin-e-keq-kufizimet-anti-covid-mund-te-zgjasin-deri-ne-pranvere-229537" }