Ministri Lleshaj vijon turin në qytetin e Beratit: Të ndalen guroret në Tomorr

Publikuar tek: politike, më 23:53 20-11-2018 Ministri Lleshaj vijon turin në qytetin e Beratit: Të ndalen guroret në Tomorr

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vijuar turin e takimeve me krerët e policisë në qytete, duke u ndalur këtë herë në Berat.

Takimi me strukturat e policisë së qarkut të Beratit është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për gati tre orë. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë aktiviteti i guroreve në malin e Tomorrit.

Lleshaj ka kërkuar nga policia kontrolle për guroret në Urën Vajgurore, ato informale në malin e Tomorit dhe kontrolle të shtuara përgjatë lumit Osum, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave.

Lleshaj ka kërkuar edhe luftë pa tolerancë ndaj krimit ndërsa ka falenderuar punonjësit e policisë së Beratit për punën e mirë të bërë deri tani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mesazh të rëndësishëm për demokratët: Në këto data duhet të ...
Gjuajti me vezë Erion Veliajn, dënohet Oleg Gora »
Article Logic
Execution time: 0.0087308883666992
array(1) { ["section"]=> string(84) "ministri-lleshaj-vijon-turin-ne-qytetin-e-beratit-te-ndalen-guroret-ne-tomorr-142258" }