Ministri paralajmëron turistet femra: Mos vishni minifund

Publikuar tek: bota, më 11:03 30-08-2016 Ministri paralajmëron turistet femra: Mos vishni minifund

Ministri i turizmit në Indi, Mahesh Sharma, ka paralajmëruar të gjitha turistet të cilat vizitojë Indinë të mos veshin minifund “Nëse je femër dhe viziton Indinë, mos vish minifund” ka thënë Sharma.

Sipas tij, turistët që vizitojnë Indinë, femrat në veçanti, duhet të shmangin veshjet e hapura dhe të shkurtra dhe të mos dalin natën vetëm në rrugë. Madje, ai rekomandon që nëse një femër merr taksi, para se të bëjë këtë duhet të fotografojë targën e mjetit.

Sharma i justifikon këshillat e tij me faktin se “kultura indiane ndryshon shumë nga ajo perëndimore”. Ministri i ka bërë këto deklarata në Agra, një nga zonat më të vizituara nga turistët për shkak të Taxh Mahallit, i cili ndodhet në atë zonë.

Sharma tha se të gjithë turistët do të pajisen me një udhëzim mbi gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëjnë gjatë vizitës turistike, duke e cilësuar këtë paketë këshillash si një masë parandaluese, pasi vitet e fundit në vend ka nisur një valë përdhunimesh dhe vrasjesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca kundër SHBA, i kërkon Brukselit ndërprerjen e bisedimeve për tregtinë e lirë
Shpërthen makina bombë përpara presidencës, vriten 5 persona »
Article Logic
Execution time: 0.0091640949249268
array(1) { ["section"]=> string(62) "ministri-paralajmeron-turistet-femra-mos-vishni-minifund-51292" }