Ministri që e shpalli 2017-ën “Vitin kundër dhunës në familje”, tashmë jashtë kabinetit “Rama 2”, ja çfarë thoshte Tahiri për këtë fenomen shqetësues

Publikuar tek: politike, më 17:57 31-08-2017 Ministri që e shpalli 2017-ën “Vitin kundër dhunës në familje”, tashmë jashtë kabinetit “Rama 2”, ja çfarë thoshte Tahiri për këtë fenomen shqetësues

“Dhuna në familje dhe armëmbajtja pa leje do jenë dy prioritetet madhore të punës sonë gjatë vitit 2017”, kjo ishte fjala e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për strategjinë dhe prioritetet e hartuarra për vitin 2017 ndërsa ndoshta s’e mendonte se gjatë këtij viti dhe për 4 vjeçain e ardhshëm nuk do të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Por sot, një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën dhe mbarë Shqipërinë, vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish bashkëshorti i saj, erdhi si pasojë e të paktën këtyre dy elementëve, dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

“Ndaj dhuna në familje dhe armëmbajtja pa leje do jenë dy prioritetet madhore të punës sonë gjatë vitit 2017, sepse ne mendojmë që asnjë prej këtyre problemeve nuk ka zgjidhje imediate, por gjithashtu mendojmë që askush prej nesh nuk e ka luksin të shpenzojë një minutë më shumë në detyrë, pa i trajtuar këto çështje”, deklaroi Saimir Tahiri.

Por ndryshimet e papritura, largimi i Tahirit, ardhja e Xhafajt dhe më pas caktimi i ministrit teknik Demiraj, duket se prishën rrjedhën e strategjisë së kësaj ministrie, duke lënë në harresë edhe prioritetet si dhuna në familje që vijon të mbetet një plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare.

gt5g4g4h45j5j5j454.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027259111404419
array(1) { ["section"]=> string(149) "ministri-qe-e-shpalli-2017-en-vitin-kunder-dhunes-ne-familje-tashme-jashte-kabinetit-rama-2-ja-cfare-thoshte-tahiri-per-kete-fenomen-shqetesues-90758" }