Ministri serb Daçiç: Të hiqet pa kushte taksa dhe të rifillojmë dialogun me Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 21:06 23-02-2020 Ministri serb Daçiç: Të hiqet pa kushte taksa dhe të rifillojmë dialogun me Kosovën Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç thotë se taksa për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë duhet të hiqet në mënyrë që dy vendet të rinisin dialogun.

‘Vazhdimi i dialogut është në interes të të gjithëve, jo vetëm në interes të Beogradit por edhe të Prishtinës’, theksoi Daçiç, kur u pyet nga gazetarët rreth deklaratës së kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili sipas mediave kosovare është shprehur se taksa duhet të hiqet dhe të vendoset masa e reciprocitetit.

‘Nga Isa Mustafa e deri tek të gjithë ata që mendojnë se taksa nuk duhet të hiqet, thjesht po kërkojnë një alibi të re pse taksa të mos hiqet’, ka thënë Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe vuri në dukje se çështja e heqjes së taksës është kthyer në çështje aktuale në ditët e fundit edhe nga zyrtarë amerikanë, gjermanë, francezë, por edhe nga përfaqësues të BE-së.

‘Disa prej tyre kanë komentuar drejtpërdrejt idenë e Albin Kurtit se duhet të vendoset masa e reciprocitetit pa e menduar dhe pa e ditur se çfarë do të thotë kjo. Synimi është që të shfuqizohet taksa pa kushte dhe të rifillohet dialogu’, ka përfunduar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006411075592041
array(1) { ["section"]=> string(89) "ministri-serb-dacic-te-hiqet-pa-kushte-taksa-dhe-te-rifillojme-dialogun-me-kosoven-196201" }