Ministri shqiptar në Kosovë tregon pse po rriten shifrat nga Covid: Rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen…(E PLOTË)

Publikuar tek: rajon, më 21:32 21-11-2020 Ministri shqiptar në Kosovë tregon pse po rriten shifrat nga Covid: Rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen…(E PLOTË)

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj është shprehur se masat e marra anti-Covid nuk po respektohen ndaj dhe numri i infektimeve nuk po ulet.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ ai thotë se qytetarët duhet të zbatojnë masat se ndryshe nuk do të ulen numrat.

Ndër të tjera ai shprehet se mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Postimi i plotë i Zemaj:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, 25 viktima nga Covid, më shumë se 1100 të infektuar (BILANCI)
Ishte rëndë, por kishte ngecur në Mikonos, 19-vjeçarja shtatzënë nga Puka dërgohet në spital me avion qeveritar »
Article Logic
Execution time: 0.010227203369141
array(1) { ["section"]=> string(130) "ministri-shqiptar-ne-kosove-tregon-pse-po-rriten-shifrat-nga-covid-rastet-pozitive-dhe-rastet-e-vdekjeve-po-shtohen-e-plote-228644" }