Ministri shqiptar shërohet nga COVID pas 18 ditësh, poston foto i përqafuar me nënën

Publikuar tek: rajon, më 22:02 22-11-2020 Ministri shqiptar shërohet nga COVID pas 18 ditësh, poston foto i përqafuar me nënën Ministri kosovar Besian Mustafa me nenen e tij

Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Besian Mustafa ka fituar pas 18 ditësh betejën me koronavirusin.

Në rrjetet sociale ai ka postuar një foto me nënë e tij, ndërsa shprehet se përballja me virusin s’ka qenë e lehtë.

Ministri ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet shëndetësore, të mbahen maskat dhe të ruhet distanca.

“Pas 18 ditësh, përqafim! E kalova edhe këtë sfidë. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë Ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuele, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19.

Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende. Rrespektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën.

Ju falemnderit përzemërsisht! Besiani”, shkruan ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U zhduk dje, të riut shqiptar i hakojnë Instagramin! I publikojnë foton e zhveshur e të lidhur në mal
Shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut, 24 viktima dhe 1112 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.016781091690063
array(1) { ["section"]=> string(90) "ministri-shqiptar-sherohet-nga-covid-pas-18-ditesh-poston-foto-i-perqafuar-me-nenen-228739" }