Ministri Tahiri shkon në Morinë por tabelës së doganës i kanë rënë shkronjat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:21 24-04-2015 Ministri Tahiri shkon në Morinë por tabelës së doganës i kanë rënë shkronjat

Ministri i Brendshëm Tahiri shkoi sot në pikën kufitare të Morinës dhe me t’u marrë vesh nisi puna për rregullimin e tabelës që sinjalizon doganën e Morinës.

Në fakt, ai që iu përvesh punës ishte një gazetar i cili shkoi të raportonte për vizitën e ministrit Tahiri, i shoqëruar nga ambasadori gjerman Hoffmann, por pavarësisht përpjekjes së gazetarit për t’i ngjitur, shkronjat nuk mbanin.

“Pas pak ministri Tahiri do vijë në Morinë por s’po qëndrojnë gërmat e ngjitura në tabelë’, shprehu shqetësimin e tij përmes ironisë gazetari Muçmata. Megjithatë ministri edhe pa tabelën, arriti ta gjejë doganën e Morinës dhe madje u bëri thirrje prej andej shqiptarëve të mos largohen nga vendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024877071380615
array(1) { ["section"]=> string(81) "ministri-tahiri-shkon-ne-morine-por-tabeles-se-doganes-i-kane-rene-shkronjat-9628" }