Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj ka vendosur të dalë me helikopter për inspektimin e parcelave me kanabis në vend, krejt i vetëm.
Ndryshe nga misionet e mëparshme për monitorim nga ajri, ku avionët apo helikopterët kanë qenë të mbushur me zyrtarë të lartë, gazetarë dhe asistentë të tjerë, Demiraj ka fluturuar i vetëm, me përjashtim të pilotit dhe personit që i ka bërë foton në fjalë.
Ai shihet i medituar teksa hedh vështrimin nga dritarja ndërsa në bord duken sediliet boshe.
Ashtu si edhe “Rambo” i famshëm që mposhti krejt i vetëm një ushtri të tërë vietnameze, edhe ministri i Brendshëm teknik, ka zgjedhur të niset i vetëm në mision, ose ndoshta është shtyrë nga pasioni për të fluturuar.