Ministri thirrje qytetarëve me shtëpi të dëmtuar nga tërmeti: Si të aplikoni

Publikuar tek: aktualitet, më 23:38 26-01-2020 Ministri thirrje qytetarëve me shtëpi të dëmtuar nga tërmeti: Si të aplikoni

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i bën thirrje qytetarëve me shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, të aplikojnë nga data 29 janar në platformën “online” Shtëpia Ime.

Ministri Ahmetaj thotë se pas aplikimit do të nisë procedura nga stafi për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të kaluar më pas në fazën e përfitimit.

Postimi i plotë:

SHTËPIA IME” - Platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit

Një lutje miqësore të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti, që nga dita e mërkurë 29 janar e në vijim, të aplikojnë pranë sporteleve të posaçme të platformës “SHTËPIA IME”, në çdo njësi administrative, për të përfituar nga programet e rindërtimit.

Kërkesa juaj do të regjistrohet në platformën #SHTËPIAIME nga stafet e dedikuara në sportele, të cilat, me pëlqimin tuaj, do të marrin përgjegjësinë e plotësimit të gjithë dokumentacionit të nevojshëm brenda 30 ditëve nga dita e aplikimit, për të kaluar në fazën tjetër të përfitimit.

Aplikacioni është tejet i thjeshtë, transparent dhe mbi të gjitha, ju jep mundësinë të ndiqni nga celulari juaj, ecurinë e aplikimit tuaj në çdo kohë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071151256561279
array(1) { ["section"]=> string(82) "ministri-thirrje-qytetareve-me-shtepi-te-demtuar-nga-termeti-si-te-aplikoni-193232" }