Ministri Xhafaj tregon se kë ka në shënjestër policia: Grupet kriminale, zyrtarët...

Publikuar tek: politike, më 22:09 19-01-2018 Ministri Xhafaj tregon se kë ka në shënjestër policia: Grupet kriminale, zyrtarët...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka treguar objektivat e mëdha që ka Policia e Shetit për vitin 2018.

Gjatë intervistës në emisionin “Kapital”, Xhafaj ka thënë se viti 2017 ishte një ndër vitet më të suksesshme, kryesisht në luftën kundër kanabisit.

Por Xhafaj nuk ka lënë pa përmendur edhe katër “shtyllat” e punës së tij si ministër i Brendshëm. Ato janë: Lufta kundër grupeve kriminale, zyrtarët e korruptuar, zhdukja përfundimisht e kanabisit dhe parandalimi.

“Në besim që qindra atyre oficerëve që punojnë me vetëmohim, viti 2017 shënon një nga vitet më të mira, lufta kundër kanabisit, pronës. Natyrisht jemi shumë të përgjegjshëm se mbetet akoma shumë për të bërë. Lufta kundër grupeve kriminale, hetimet krimi ekonomik, abuzimet dhe korrupsioni i zyrtarëve të shtetit. Së treti kanabisi, për ta hequr përfundimisht nga territori si dhe funksionin parandalues që ka policia te brezat e rinj”, u shpreh Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01131010055542
array(1) { ["section"]=> string(86) "ministri-xhafaj-tregon-se-ke-ka-ne-shenjester-policia-grupet-kriminale-zyrtaret-107212" }