Ministria e Ahmetajt lajmëron: Burimet e brendshme të financimit të borxhit janë drejt shterimit

Publikuar tek: ekonomi, më 11:39 28-12-2017 Ministria e Ahmetajt lajmëron: Burimet e brendshme të financimit të borxhit janë drejt shterimit

Ministria e Financave lajmëron se hapësirat për të financuar borxhin nga burimet të brendshme po shterojnë.

Financimi nga tregu i brendshëm po shoqërohet me kufizime, të cilat rrjedhin nga jetëgjatësia relativisht e shkurtër e borxhit të brendshëm (rreth 2.1 vite) dhe niveli i lartë i borxhit që rifinancohet, baza e kufizuar e investitorëve dhe përqendrimi në më shumë se 60% tek sektori bankar, tregu jo pazhvilluar i titujve shtetërorë, kufizimet e vendosura nga bankat mëma në drejtim të bankave vendase në lidhje me limitimin e ekspozimit ndaj borxhit sovran dhe ruajtjen e raporteve të caktuara të likuiditetit.

“Duke marrë në konsideratë faktorët e mësipërm, shoqëruar me borxhin në vlerë absolute në rritje, nivelin e rritjes së depozitave dhe pritshmëritë për rënien e mëtejshme të nivelit të kredive me probleme, rezulton se financimi i brendshëm është i kufizuar dhe rritja vjetore përtej 20-22 miliard Lek do të ishte e vështirë për t’u realizuar pa ushtruar presion rritës mbi normat e interesit” analizon Ministria e Financave.

Nga ana tjetër, rezulton se kërkesa e lartë për financim nga ana e Qeverisë në tregun e brendshëm mund të ulë kreditimin e sektorit privat, i cili është faktor mjaft i rëndësishëm përsa i përket stimulimit të rritjes ekonomike të vendit, uljes së papunësisë strukturore, si edhe rritjes së produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në rajon e më gjerë.

Për rrjedhojë  burimet e huaja të financimit në periudhën afatmesme do të shërbejnë si një plotësues i burimeve të brendshme dhe do të shërbejnë përveç të tjerash edhe si optimizues i kostove të borxhit, duke qenë se këto burime paraqiten të mirëdiversifikuara dhe ofrojnë mundësi financimi jo vetëm me terma tregtare, por edhe me terma koncensionalë.

Ministria e Financave lajmëron se instrumentet kryesore që do të mund të përdoren në sigurimin e financimit të huaj janë:

a) Kreditë për financimin e projekteve, të siguruara kryesisht nga burime dypalëshe dhe shumëpalëshe;

b) Mbështetje buxhetore nga institucionet ndërkombëtare financiare, në kuadër të mbështetjes së reformave të ndërmarra nga Qeveria;

c) Eurobondi

d) Garancia pjesore e lëshuar nga Banka Botërore (PBG)

Huamarrja nëpërmjet burimeve të tregut të brendshëm është më e lehtë për t’u realizuar përsa i përket anës proceduralë, është më fleksibël, eviton ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, si edhe i hap rrugën zhvillimit të tregut primar dhe sekondar të titujve shtetërorë, por hapësirat për financim të mëtejshëm janë shumë të pakta.

Marrë nga Monitor

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010051012039185
array(1) { ["section"]=> string(102) "ministria-e-ahmetajt-lajmeron-burimet-e-brendshme-te-financimit-te-borxhit-jane-drejt-shterimit-104640" }