Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kallëzuar penalisht ish-ministrin ne Arsimit Myqerem Tafaj për shpërdorim detyre në akreditimin e një universiteti në kundërshtim me ligjin.
Kallëzimi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca dhe është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas kallëzimit, ish ministri i Arsimit Tafaj, akuzohet për shpërdorim detyre, për akreditimin kundër ligjit të një universiteti si dhe për dhënien në kundërshtim me ligjin të ambienteve të një godine për universitetin privat.