'Ministria e Arsimit po mashtron opinionin publik', Vokshi denoncon: Mësuesit po punojnë 20 apo më shumë orë shtesë, paguhen vetëm për 5-6 orë

Publikuar tek: politike, më 13:20 11-10-2020 'Ministria e Arsimit po mashtron opinionin publik', Vokshi denoncon: Mësuesit po punojnë 20 apo më shumë orë shtesë, paguhen vetëm për 5-6 orë

Ish-deputetja e Partsë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se po u vjedh mësuesve orët shtesë.

Në një dekratatë për median ajo shprehet se pavarsisht se mësuesit kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë.

Ndër të tjera ish-deputetja ka marrë shembull edhe Kosovën, duke thënë se qeveria atje ka shpërblyer me mbi 120 euro çdo mësues për vështirësitë e periudhës së pandemisë së COVID19 dhe ka certifikuar shkollat për sigurinë anticovi, ndërsa në Shqipëri sipas saj qeveria jo vetëm nuk u ka dhënë një qindarkë shtesë mësuesve, por refuzon t’u paguajë edhe orët shtesë.

Deklarata e plotë:

Që prej nisjes së shkollës, 34 mijë mësues janë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, megjithëse, ashtu si dhe mjekët janë në vijë të parë të betejës më virusin COVID19.

Të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur dhe të keqtrajtuar qeveria i detyron të punojnë si skllevër, pa i paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës

Për shkak të pandemisë, i kanë detyruar të punojnë dyfishin e normës së tyre. Një mësues jep mbi 40 orë mësim në një javë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë. Dhe në fund të muajit, mësuesit nuk paguhen për mundin e tyre.

Pavarësisht se kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë, një shumë krejt e papërfillshme për lodhjen e madhe, duke qenë në rrezik konstant për shëndetin dhe jetën.

Shpreh keqardhje për Ministren e Arsimit, e cila, njësoj si paraardhëset, ka vendosur të mos i shërbejë arsimit, por propagandës së kryeministrit në ikje.

Ministrja e Arsimit po e mashtron opinionin publik si për pagesën e orëve shtesë të mësuesve, ashtu edhe për përmasat e përhapjes së COVID19 nëpër institucionet e arsimit shkollor apo parashkollor.

Faktet nuk të lënë të gënjesh.

Përllogaritja e orëve shtesë të mësuesve tregon realitetin e rëndë me të cilin përballen mësuesit. Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi.

14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për askënd që punon me djersën e ballit. Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet.

Kosova është shembulli perfekt për të kuptuar kontrastin mes një qeverie që vjedh dhe një qeverie që punon,

Në Kosovë, qeveria atje ka shpërblyer me mbi 120 euro çdo mësues për vështirësitë e periudhës së pandemisë së COVID19 dhe ka certifikuar shkollat për sigurinë anticovid.

Në Shqipëri, qeveria në ikje jo vetëm nuk u ka dhënë një qindarkë shtesë mësuesve, por refuzon t’u paguajë edhe orët shtesë që ata janë detyruar të kryejnë nga mësimi me disa turne dhe që u takojnë me ligj.

Qeveria e Edi Ramës është e vetmja në Europë që i keqtrajton mësuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në cilësinë e mësimdhënies.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill!

Mësuesit do të trajtohen me dinjitetin e duhur nga qeveria e Partisë Denokratike. Çdo orë mësimi do të paguhet! Mundi i tyre do të shpërblehet, në mënyrë që shkollat tona publike të kenë cilësinë më të mirë të mësimdhënies!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Kurbin takon familjen që prej muajsh jeton në çadra: Këto janë fakte që nuk mbulohen me propagandë
Basha takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistit: Disa kompani afër qeverisë kanë monopolizuar tregun e barnave, ilaçet në treg janë me cilësi të dyshimtë »
Article Logic
Execution time: 0.011388063430786
array(1) { ["section"]=> string(144) "ministria-e-arsimit-po-mashtron-opinionin-publik-vokshi-denoncon-mesuesit-po-punojne-20-apo-me-shume-ore-shtese-paguhen-vetem-per-5-6-ore-223419" }