‘Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve’, eksperti i arsimit në PD: Nuk i nxjerrin dot online pikët e provimit, i detyrojnë të grumbullohen në kulmin e pandemisë

Publikuar tek: politike, më 11:25 11-08-2020 ‘Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve’, eksperti i arsimit në PD: Nuk i nxjerrin dot online pikët e provimit, i detyrojnë të grumbullohen në kulmin e pandemisë

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ka denoncuar grumbullimin e mësuesve në mes të pandemisë duke akuzuar Ministrinë e Arsimit si përgjegjëse.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti shprehet se mësuesit për të marrë pikët e provimit duhet të grumbulloheshin masivisht në dyert e Zyrave Vendore Arsimore për të marrë pikët e provimit në kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerrë nga vetë qeveria.

Ndër të tjera ai ka ironizuar situatën duke thënë se MASR do të zhvillojë online mësimin për 650 mijë e më shumë nxënës e student, ndërsa nuk mund të nxjerrë onlinë pikët e provimit për mësuesit.

“Shpika e re e qeverise Rama dhe MASR, ne kohe pandemie. Ne kulmin e pandemise qeveria Rama dhe MASR kishin nje paln te miremenduar; zgjedhje ne univeristete me piesemarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesemarrjen e mijera mesueve. Por nuk u ndalen me kaq. Per te marre piket e provimit, mesuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundershtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria. MASR mburret se do te beje mesim.onllajne per 650 mije e me shume nxens e studente dhe nuk nxjerr dot onllajne piket r provimit per mesuesit. Kjo eshte shpikja me e re per te ruajtur shendetin e mesueve tane”, shkruan Mehmeti.

117626435_1714929748675010_2402895150719246235_n.jpg117787947_1714929682008350_1769274454023198167_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011325120925903
array(1) { ["section"]=> string(170) "ministria-e-arsimit-rrezikon-jeten-e-mesuesve-eksperti-i-arsimit-ne-pd-nuk-i-nxjerrin-dot-online-piket-e-provimit-i-detyrojne-te-grumbullohen-ne-kulmin-e-pandemise-216782" }