Ka nisur dje rreth orës 18:00 protesta e shoqërisë civile kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, protestë kjo e nxitur nga vrasja e gjykatëses Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.
Gra, vajza por edhe djem të shumtë janë mbledhur fillimisht përpara godinës së Ministrisë së Drejtësisë ku në mënyrë simbolike kanë spërkatur me bojë të kuqe muret e ndërtesës.
Me pankarta “Kërkohet Drejtësi” dhe tollumbace të zeza që simbolizojnë jetët e humbura të grave, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit të Shqipërisë.