Ministria e Ekonomisë njoftim të rëndësishëm për operatorët turistikë: Do dënoheni me gjobë!

Publikuar tek: ekonomi, më 12:22 29-06-2017 Ministria e Ekonomisë njoftim të rëndësishëm për operatorët turistikë: Do dënoheni me gjobë!

Ministria e Ekonomisë ka dhënë njoftim të rëndësishëm për operatorët turistikë.

"Operatori turistik i huaj, që ofron në paketat e tij vizita turistike në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka detyrimin që gjatë vizitës, grupi turistik të jetë i shoqëruar nga një udhërrëfyes turistik i certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në rast inspektimi, operatori turistik i huaj është i detyruar të paraqesë kontratën e shërbimit të nënshkruar me udhërrëfyesin turistik të certifikuar ose operatorin turistik shqiptar",-thuhet në njoftimin e Ministrisë, përndryshe do dënohen me gjobë.

Njoftim për udhërrëfyesit turistikë dhe operatorët turistikë të huaj nga MINISTRIA E EKONOMISË:

Në bazë të ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 692, date 05.10.2016, asnjë person nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në territorin shqiptar pa u pajisur me certifikatën përkatëse nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Operatori turistik i huaj, që ofron në paketat e tij vizita turistike në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka detyrimin që gjatë vizitës, grupi turistik të jetë i shoqëruar nga një udhërrëfyes turistik i certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në rast inspektimi, operatori turistik i huaj është i detyruar të paraqesë kontratën e shërbimit të nënshkruar me udhërrëfyesin turistik të certifikuar ose operatorin turistik shqiptar.

Ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit nga shtetas të huaj, pa shoqërimin dhe prezencën e një udhërrëfyesi turistik të certifikuar, dënohet me gjobë 150.000 lekë. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ushtron kontroll dhe merr masat për shkeljet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017085075378418
array(1) { ["section"]=> string(96) "ministria-e-ekonomise-njoftim-te-rendesishem-per-operatoret-turistike-do-denoheni-me-gjobe-84397" }