Ministria e Energjisë: Dakordësia e arritur, s'ka arsye që grevistët të qëndrojnë në ambientet e ministrisë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:05 26-02-2017 Ministria e Energjisë: Dakordësia e arritur, s'ka arsye që grevistët të qëndrojnë në ambientet e ministrisë

Ministria e Enegjisë dhe Industrisë ka reaguar për protestën e banorëve të Zharrëzëz në ambientet e ministrisë. Sipas tyre kjo grevë nuk ka arsye të vazhdojë pas dakordësisë së arritur.

“Bashkelidhur gjeni minutat e takimit të djeshëm të zhvilluar mes zv.kryeministrit z.Niko Peleshi dhe përfaqesise se grevistëve te Zharrëzës. Këto minuta takimi të zbardhura dhe dakordësia e arritur mbi to u firmosën nga zv.ministri Ilir Bejtja në cilësinë e nënkryetarit të grupit ndërministror të punës.

Brenda javes së ardhshme do të përmbyllet procesi i modaliteteve për adresimin e çështjeve të trajtuara ndërsa puna në terren vazhdon përmes organeve të pushtetit lokal. Qeveria mbetet e angazhuar për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes përfundimtare të problemeve të trajtuara.

Në vlerësimin tonë, arsyet e qëndrimit të grevistëve në ambientet e jashtme të Ministrisë se Energjisë nuk ekzistojnë më për aq kohë sa problematikat e ngritura prej tyre janë futur tashmë në rrugën e zgjidhjes”,-thuhet në deklaratën e  Ministrisë së  Energjitikës.

16819432_812438708911338_7963940669837328995_o.jpg

 

16997812_812438705578005_240658594393697636_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lumi nxjerr pas 20 ditësh trupin e emigrantit të mbytur në Osum
Me robdishan, këngëtarja shijon perëndimin e diellit: Ja çfarë ndjej tani (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01128101348877
array(1) { ["section"]=> string(111) "ministria-e-energjise-dakordesia-e-arritur-s-ka-arsye-qe-grevistet-te-qendrojne-ne-ambientet-e-ministrise-70021" }