Ministria e Financave bën festën e fundvitit në hotelin super të shtrenjtë në qendër të Tiranës (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 20-12-2017 Ministria e Financave bën festën e fundvitit në hotelin super të shtrenjtë në qendër të Tiranës (FOTO)

Festa e fundvitit tashmë është kthyer në një traditë për çdo kompani, e cila organizon një mbrëmje për të gjithë stafin në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit dhe për të uruar një vit të ri të mbarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me stafin e ministrisë së Financave, e drejtuar edhe këtë mandat nga Arben Ahmetaj.

Por, ajo që bie në sy është fakti se festa e stafit të ministrisë është organizuar në një nga hotelet më të shtrenjta në Tiranë. Në hotel Plaza me 5 yje, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Siç duket edhe nga këto foto, ministri po feston me një pjesë të stafit, ndërsa në tryezën e tyre dallojnë pije të ndryshme alkoolike, siç duket në varësi të preferencave, verë e bardhë dhe e kuqe etj, të shoqëruar edhe me pjata përkatëse, servirur në një nga restorantet e hotelit superluksoz.

Po ashtu, patra tyre kanë patur edhe menynë e mbrëmjes festive, ndërsa një pjesë e stafit ka preferuar të argëtohet duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

Ndërkohë, ministri Ahmetaj, i veshur me një këmishë te zëze dhe një xhaketë ngjyrë kafe ka preferuar të bisedojë me drejtuesit e bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrisë. Edhe pse në një mbrëmje festive, celulari nuk i mungon për asnjë moment pranë tij. Megjithatë, një mbrëmje e tillë në një hotel me 5 yje ende nuk është e qartë nëse është paguar nga vetë stafi i punonjësve të ministrisë, apo shpenzimet janë mbuluar nga vetë ministria?  

25530195_10156789782058765_1772331685_n_1.jpg

 

   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025573015213013
array(1) { ["section"]=> string(107) "ministria-e-financave-ben-festen-e-fundvitit-ne-hotelin-super-te-shtrenjte-ne-qender-te-tiranes-foto-103734" }