Ministria e Financave deklaron vendimin e radhës pas tërmeteve: Gati të alokojmë fond shtesë, ja kur do të publikohen dëmet (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 22-09-2019 Ministria e Financave deklaron vendimin e radhës pas tërmeteve: Gati të alokojmë fond shtesë, ja kur do të publikohen dëmet (DEKLARATA) Ministrja e Financave Anila Denaj inspektoi dëmet e shkaktura nga tërmeti në Liqenin e Thatë

 

Ministrja e Financave dhe Ekonimisë Anila Denaj deklaroi se qeveria shqiptarë është e gatshme të alokojë një fond shtesë për të rikuperuar dëmet materiale të shkaktuara nga tërmetet e djeshme që ranë në Shqipëri.

Kryesuesja e financave të vendit theksoi se Fondi i Emergjencave është i paprekur, ç’ka do të thotë se mund të përdoret për këtë moment të nevojshëm.

Për sa i përket llogaritjes së plotë të dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmetet e djeshme, ministrja Denaj konfirmoi se raporti i plotë do të paraqitet pas dy javësh.

‘’Jemi gati të alokojmë fond shtesë. Fondi i Emergjencave është i paprekur. Konsiderojmë se dëmet materiale të shkaktuara nga tërmetet e djeshme janë minimale. Ndërsa raporti final i vlerësimit të dëmeve materiale të krijuara do të paraqitet pas dy javësh. Është e rëndësishme të vlerësojmë dëmet psikologjike të shkaktuara te banorët nga tërmetet’’, shprehet ministrija Denaj për hapjen e fondit për rikuperimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmetet që goditën fuqishëm Durrësin dhe Tiranën.

Pak minuta më parë, Ministria e Mbrojtjes ofroi 3 llogari bankare të Bankës Credins për të ofruar kontribute vullnetare për familjet e prekura nga tërmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035991907119751
array(1) { ["section"]=> string(138) "ministria-e-financave-deklaron-vendimin-e-radhes-pas-termeteve-gati-te-alokojme-fond-shtese-ja-kur-do-te-publikohen-demet-deklarata-179395" }