Ministria e Financave propozon akcizë për importin e lëndës së parë të prodhimit të cigareve

Publikuar tek: ekonomi, më 14:11 14-05-2015 Ministria e Financave propozon akcizë për importin e lëndës së parë të prodhimit të cigareve

Sipas Ministrisë së Financave, për periudhën janar-prill 2015 ka patur një rënie të importit të cigareve, krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar ndërkohë që ka patur rritje të importit të lëndës së parë që përdoret për prodhimin e paketave dhe cigareve.

Për këtë arsye, pas analizës së tregut nga Ministria e Financave, kjo e fundit ka bërë gati projektvendimin për të përcaktuar një procedurë doganore mbikëqyrëse të importimit dhe prodhimit të lëndës së parë të prodhimit të cigareve në vend.

Sipas këtij ndryshimi, importuesi apo prodhuesi i autorizuar, për çdo rast të importimi apo prodhimit të mallrave të përcaktuara si më sipër, duhet të depozitojë si garanci përpara zhdoganimit, në një llogari bankare, 110 lekë për 20 copë “letër cigare në formë tubi” apo 110 lekë për 20 copë “letër cigare në formë tubi, bashkë me filtrin”, e cila do t’i çlirohet në datën e paraqitjes së dokumentacionit të shitjes, tek depozituesit e miratuar si prodhues cigaresh, sipas legjislacionit në fuqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14675402641296
array(1) { ["section"]=> string(98) "ministria-e-financave-propozon-akcize-per-importin-e-lendes-se-pare-te-prodhimit-te-cigareve-11150" }