Ministria e Financave publikon të ardhurat buxhetore për muajin Janar

Publikuar tek: ekonomi, më 21:01 26-02-2015 Ministria e Financave publikon të ardhurat buxhetore për muajin Janar

Ministria e Financave ka publikuar shifrat e të ardhurave buxhetore për muajin Janar 2015 gjithsej 26.4 miliardë lekë nga 25.4 të planifikuara ose 950 milionë lekë më shumë. “Ditët e fundit është spekuluar në lidhje me shifrat e për këtë arsye komentet e bëra janë jokorrekte, jo reale dhe nuk i referohen shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ardhurat tatimore për periudhën janë 23.7 miliardë lekë, rreth 768 milionë më shumë se parashikimi për periudhën; krahasuar me një vit më parë “Të ardhurat tatimore” janë rreth 2.6% më pak ose rreth 638 milionë më pak. Të ardhurat e mbledhura për muajin Janar nga administrata Tatimore dhe Doganore arritën në 16.6 miliardë lekë, 766 milionë lekë mbi parashikimin e periudhës dhe 5.4 për qind më pak se një vit më parë ose 946 milionë lekë më pak. Të ardhurat e mbledhura nga administrata Doganore janë 8.9 miliardë lekë, 660 milionë lekë ose 7.9 për qind më shumë se plani. Të ardhurat e mbledhura nga administrata Tatimore (pa kontributet) janë 7.6 miliardë lekë ose 1.4 për qind më shumë se plani. Të ardhurat e mbledhura nga Fondet Speciale për janar 2015 janë rreth 6.5 miliardë lekë, 18 milionë më shume se parashikimi.

Të ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor janë rreth 540 milionë ose 290 milionë më pak se parashikimi por sipas ministrisë, krahasueshmëria me muajin Janar të vitit 2014 nuk është profesionale duke marrë parasysh specifikat në sistemin e ri tatimor, i cili u vu në funksionim në fillim të këtij viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018635034561157
array(1) { ["section"]=> string(74) "ministria-e-financave-publikon-te-ardhurat-buxhetore-per-muajin-janar-4527" }