Ministria e Financave publikon treguesit fiskalë paraprakë të 9-Mujorit 2016, të ardhurat realizohen me 99%

Publikuar tek: ekonomi, më 17:30 25-10-2016 Ministria e Financave publikon treguesit fiskalë paraprakë të 9-Mujorit 2016, të ardhurat realizohen me 99%

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë të 9-Mujorit 2016.  Sipas raportit të ardhurat totale gjatë 9 mujorit  të vitit 2016  janë realizuar 298.1 miliardë lekë ose me një realizim 99 përqind në raport me planin e 9 mujorit të këtij viti.

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT)  për 9 mujorin e vitit 2016, u realizuan në vlerën 259.5 miliard  lekë dhe 20.9 miliard lekë ose 8.7%  më shumë se 9 mujori i vitit 2015.

Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 4.4 miliard lekë, ose 5.7% më shumë se 9 mujori i vitit 2015.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar 4.9% më shumë se 9 mujori i vitit 2015.

Sasia e cigares së importuar është rritur me 314 ton ose 16.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 duke arkëtuar 2.4 miliard lekë më shumë. Arsyet e performancës pozitive përveç përmirësimit të vazhdueshëm të administrimit, lidhen edhe me situatën e normalizuar të fluksit të importeve të pandikuar nga ndryshimet e nivelit të taksimit për vitin 2016 për cigaret.

Për zërin “Karburant import + prodhim vendi”, edhe pse sasia e karburantit është rritur me 0.4% ose 1,571 ton, efekti i rënies së çmimit të karburanteve ka sjellë për pasojë rënien e të ardhurave nga akciza për karburantet me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.   

Të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën 2 miliard lekë duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 21,337 ton ose +2.9%, të ardhurat nga renta u ulën me 913 milion lekë krahasuar me 9 mujorin e vitit 2015. 

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 71.3 miliard lekë ose 3.7% më shumë se 9 mujori  i vitit 2015.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 24.9 miliard lekë ose 13.3% më shumë se 9 mujori i vitit 2015. Faktor që ka ndikuar në këtë rezultat ka qenë rritja e rimbursimeve me 19.9% ose me 1 miliard lekë, si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtësimin dhe reduktimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së.

Të ardhurat nga  tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 21.7 miliard lekë ose 19.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 20% më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve.  Faktorë të tjerë përmendim: fazën e dytë të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësinë e proceseve. Thjeshtëzimi i procedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.

Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 24.4 miliard lekë. Kontributi i këtij zëri në të ardhura është 11.1% më shumë se 9 mujori i vitit 2015.

Zëri “Taksat Kombëtare” është realizuar në masën 24.1 miliard lekë ose 11% më shumë se 9 mujori i vitit 2015.

Të ardhurat nga kontributet e DPT janë realizuar në vlerën 55.5 miliard lekë ose 13.1% më shumë se 9 mujori i vitit 2015.

 Shpenzimet e Përgjithshme Publike

 Shpenzimet e përgjithshme publike për 9 mujorin e vitit 2016, arritën në rreth 287.5 miliardë lekë me një realizim në masën 97.1 përqind të planit të periudhës. Në terma të planit 9 mujor realizimi i shpenzimeve të përgjithshme publike rezulton me një nivel të lartë, veçanërisht në shpenzimet kapitale, si rrjedhojë e angazhimit maksimal të institucioneve për të realizuar planin në përputhje me objektivat e vendosura.

 Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 9 mujor të këtij viti, prej 97.1 përqind, duke rezultuar 252.9 miliardë lekë. Krahasimi me një muaj më parë tregon përmirësim në terma të realizimit për treguesit e shpenzimeve në tërësi. Rishikimi i strukturave administrative të institucioneve publike, si dhe menaxhimi efektiv i kostos së personelit ka sjellë një trajtim të kujdeshëm të shpenzimeve dhe masës së përdorimit të fondit te veçantë.

Shpenzimet kapitale, një realizim në masën 101 përqind, si i investimeve me financim të huaj dhe atyre me financim të brendshëm, në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë. Në krahasim me një muaj më parë, është ruajtur niveli optimal i realizimit, duke paraqitur në këtë mënyrë ecurinë e kënaqshme të procesit të disbursimit të financimeve në investime. Njëkohësisht, ecuria e punimeve dhe e shlyerjes së projektve të investimit ka një performancë shumë të mirë për 9 mujorin e vitit 2016.

Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale janë realizuar 298.1 miliardë lekë ose me një realizim 99 përqind në raport me planin e 9 mujorit të vitit 2016.  Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme është 287.5 miliardë lekë, ose rreth 97 përqind kundrejt planit të periudhës. Kjo situatë është shoqëruar me një sufiçit buxhetor afërisht 10.5 miliardë lekë. 

  Te ardhurat, shpenzimet dhe deficitt/suficiti - Plan vs Fakt 2016 (në milion LEK)

ministria_e_dinancave_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02138614654541
array(1) { ["section"]=> string(111) "ministria-e-financave-publikon-treguesit-fiskale-paraprake-te-9-mujorit-2016-te-ardhurat-realizohen-me-99-57361" }