Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëron: Tensionet në Veri të Kosovës po shtohen

Publikuar tek: rajon, më 21:14 15-03-2019 Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëron: Tensionet në Veri të Kosovës po shtohen Ura e Ibrit, lumi ku ndahen dy Mitrovicat, ajo e Jugut e populluar me shqiptarë dhe ajo e Veriut me serb

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin pranë ‘vijës administrative’ me Serbinë.

Komentet e Zakharovas u transmetuan në një seri postimesh në Twitter, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.

Zëdhënësja Zakharova tha se ‘forcat e sigurisë së Kosovës po vendosen në zona afër rajoneve ku jetojnë serbët’.

Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të afrimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian’, ka thënë Zakharova.

Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t'i frenojnë radikalët e Prishtinës, që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit’, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Federata ruse dhe Kremlini ka kundërshtuar që në fillim pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Kosova dhe Serbia tashmë janë nën presionin ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056426048278809
array(1) { ["section"]=> string(88) "ministria-e-jashtme-e-rusise-paralajmeron-tensionet-ne-veri-te-kosoves-po-shtohen-156578" }