Ministria e Jashtme ka hapur për arkivën e saj për periudhën 1912-1990 për çdo të interesuar vendas apo të huaj.
Ministria e Punëve të Jashtme administron pasurinë dokumentare arkivore të krijuar nga shërbimi i jashtëm shqiptar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar në 1912 e në vazhdim. Shfrytëzimi i këtij fondi dokumentar bazohet në Ligjin nr.9154, dt.6.11.2003 “Për Arkivat”. Sipas nenit 61, pika 2, të këtij ligji, dokumentet që administrohen në institucionet arkivore shtetërore, jepen për shfrytëzim pasi kanë kaluar 25 vjet nga data e krijimit të tyre.
MPJ ka njoftuar se studimi i dokumentacionit arkivor kryhet në Sallën e Studimit pranë Drejtorisë së Arkivit Historik dhe Dokumentacionit ku janë të vlefshëm edhe katalogët informues rreth fondeve dokumentare.