Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët në Britani: Do t’ju zgjatet viza, ku duhet të kontaktoni

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 26-03-2020 Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët në Britani: Do t’ju zgjatet viza, ku duhet të kontaktoni Foto ilustruese

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton emigrantët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk mund të kthehen në atdhe për shkak të pandemisë së koronavirusit se do t’u zgjatet viza.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Njoftimi i plotë i MEPJ:

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043330192565918
array(1) { ["section"]=> string(124) "ministria-e-jashtme-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-emigrantet-ne-britani-do-t-ju-zgjatet-viza-ku-duhet-te-kontaktoni-200198" }