Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari

Publikuar tek: aktualitet, më 14:18 26-03-2020 Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari Foto ilustruese

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë ‘ngecur’ në Bullgari për shkak të mbylljes së kufijve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Bullgari për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 nuk do të penalizohen, por do t'u zgjatet leja për 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Informacion për qytetarët shqiptarë, të cilët ndodhen në Bullgari

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected]

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087730884552002
array(1) { ["section"]=> string(101) "ministria-e-jashtme-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-qytetaret-shqiptare-qe-ndodhen-ne-bullgari-200148" }