Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Kroaci

Publikuar tek: aktualitet, më 15:47 28-03-2020 Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Kroaci Foto ilustruese

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë ‘ngecur’ në Kroaci për shkak të mbylljes së kufijve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Kroaci për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 nuk do të penalizohen.

Shqiptarët e izoluar në Kroaci duhet të kontaktojnë me telefon Rajonin e Policisë kroate, për t'i njoftuar rreth pamundësisë së tyre për të lëvizur.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kroaci

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtne informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kroaci dhe që janë të detyruar të tejkalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19, se nuk do të penalizohen.

Megjithatë, autoritetet kroate udhëzojnë shtetasit e huaj që të kontaktojnë me telefon Rajonin e Policisë kroat, në zonën e tyre të rezidencës për t’i njoftuar rreth pamundesisë për tu larguar nga territori kroat. Në këtë mënyrë do të shmangen probleme të mundshme në pikat kufitare në momentin kur shtetasit e huaj do të kthehen në vendet e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097970962524414
array(1) { ["section"]=> string(90) "ministria-e-jashtme-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-shqiptaret-qe-ndodhen-ne-kroaci-200418" }